Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së , Isuf Qetaj

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Qetaj, nga fshati Trubohovc i Komunës së Istogut është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes rrjetit social Facebook, bashkëluftëtari i tij, ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha.

“Me pikëllim të madh dhe i rëndë lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë Isuf Qetaj. Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftëtarët e Koshares. Vlerat tua do t’i kujtojmë me krenari. Shpirti yt pushoftë në paqe Isuf!”, ka shkruar Berisha.