Dega e LDK-së në Klinë ka mbajtur tubim elektoral në fshatin Grabanicë të Klinës

Në këtë tubim pjesëmarrës ishin kryetari i Degës së LDK-së, Fadil Gashi, sekretari i Degës sē LDK-së në Zvicër, Ismet Krasniqi së bashku me kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha si dhe kandidatin për deputet nga Dega e PSHDK-së, Ukë Berisha. Të pranishëm ishin edhe anëtarisa e fshatrave Grabanicë, Bokshiq, Dollovë, Këpuz dhe Qeskovë.

Gjatë këtij takimi kryetari Fadil Gashi ka thënë se :”Ju duhet të mbështetni kandidatët tanë që i kemi para jush dhe të na i votoni por mos harroni edhe Vjosa Osmanin. Unë po besoj që me datën 7 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe”.

Kryetari Gashi më tutje ka prezantuar kandidatët tanë për deputetë nga Klina. Ai tha: ” Besoni tek kandidatja për Kryeministre, Vjosa Osmani besoni tek lista e kandidatëve për deputetë të cilët jo rastësisht janë këta të përzgjedhur”.

Kandidatët për deputetë, Mirjeta Kalludra, Ukë Berisha dhe Isuf Berisha kanë kërkuar nga të pranishmit besim të plotë ndaj tyre, angazhim maksimal dhe mobilizim sepse pas datës 6 tetor këta kandidatë do të jenë zëri përques i qytetarëve tanë për kërkesa dhe ankesa në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kandidatja për deputete nga Dega e LDK-së në Klinë, Mirjeta Kalludra në fjalën e saj para të pranishmëve tha se “ E kam më të lehtë me kërku mbështetje nga ju sepse po e shoh vullentin tuaj të madh për fitore. Përkrahja për kandidaten për Kryeministre është e jashtëzakonshme këtë po e dëshmon masa pjesëmarrëse në secilin qytet ku ajo është e pranishme. Prandaj kjo përkrahje nga ana juaj do të thotë fitore për LDK-në dhe Vjosa Osmanin. Me Vjosën do ta kemi qeverisjen më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Andaj po kërkoj nga ju mobilizim të madh dhe mbështetje për LDK-në”.

Më pas fjalën e mori kandidati për deputetë nga Dega e PSHDK-së, Ukë Berisha:
“Të nderuar kandidatë për deputetë, drejtorë dhe gjithë ju të pranishëm ne do të punojmë së bashku për të mirën e Kosovës. E kemi nisur këtë rrugëtim para 30 viteve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Liderët historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Mark Krasniqi kanë arritur ta internacionalizojnë çështjen e Kosovës. LDK dhe PSHDK do ta vazhdojnë atë rrugëtim edhe më tutje, prandaj kërkesa ime është votoni Vjosa Osmanin, njeriun me parime të larta dhe votoni kandidatët për deputetë të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës”.

Edhe kandidati i tjetër për deputet nga radhët e LDK-së, Isuf Berisha ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje të gjithë ata qe ishin të pranishëm. Me këtë rast në fjalën e tij, Berisha ka thënë se me ardhjen e Vjosës në krye ajo do ta dërgojë shtetin përpara. Çdo gjë që ajo tani e thotë do të jetë vepër e saj në të ardhmen e Republikës së Kosovës”.

Në këto tubime mobilizuese kërkesë kryesore e të lartëpërmendurve është votoni Vjosa Osmanin, votoni kandidatët për deputetët të LDK-së.