Merret vendimi për Barça-Napoli, me apo pa tifozët?

Ndeshja kthyese në Ligën e Kampionëve midis Barcelonës e Napolit do të luhet në stadiumin me dyer të hapura. Këtë sapo e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Ila.

“Loja nuk është në rrezik dhe s’ka asnjë rrezik që të mund të luajmë me dyer të hapura. Ne do të mbyllim stadiumin për ardhjen e njerëzve nga zonat e rrezikut, por s’vlen për këtë rast. Napoli ndodhet në Italinë Veriore, atje ku virusi nuk përbën ende rrezik”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Ndeshja e parë e luajtur në Itali ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1./Klinainfo/