Sot u shënua Dita e Shkollës “Motrat Qiriazi”, në Klinë

Sot u shënua Dita e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi”, në Klinë.

Më këtë rast u mbajt një ceremoni ku morën pjesë personalitete, mësimdhënës, veteran të arsimit, veprimtarë të çështjes kombëtar, prindër e nxënës të shumtë.

Po ashtu i pranishëm ishte edhe Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, Drejtori i Arsimit, Qemajl Sejdija.

Kryetari Elezaj foli para të pranishmëve, derisa këtë ditë e uroj edhe përmes një postimi në FB.

“Kjo shkollë, jo vetëm për shkak të numrit të madh të nxënësve që ka por edhe për shkak të angazhimit, përkushtimit e profesionalizmit të mësimdhënësve e stafit menaxhues, në vazhdimësi ka pasur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përhapjen e dijes dhe në arsimimin dhe edukimin e nxënësve, për çka ne jemi krenar me të arriturat e mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj vatre të dijes.
Urime dita e shkollës dhe suksese në vazhdimësi”, ka shkruar i pari i Klinës.