Nesër tek Kodra e Kuqe në Zajm, kujtohen dëshmorët: Ali, Ramiz e Musli Berisha dhe Agim e Agron Gashi

Ish-komandanti i UÇK-së, njëherit kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi, përmes një postimi në FB ka njoftuar se nesër nisin homazhet në nderim të dëshmorëve në Kodrën e Kuqe në fshatin Zajm.

Ky është njoftimi i plotë i Gashit:

Të dashur bashkëluftëtar të UÇK-së nesër me dt.14.3 2023 në ora 11.00 fillojnë homazhet dhe vendosja e luleve në nderim të Dëshmorëve Ali Berisha,Ramiz Berisha,Musli Berisha,Agim Gashi dhe Agron Gashi.
Takohemi te varrezat e Dëshmorëve në Kodren e Kuqe në Zajm.
Për të gjithë Dëshmorët LAVDI !