Nis projekti për rregullimin e trotuarit afër stacionit të trenit në Klinë

Në Klinë ka nisur projekti për rregullimin e trotuarit afër stacionit të trenit.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Zenun Elezaj, i cili në rrjetin social FB shkruan:

Bashkë me drejtorin e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berishën, kemi vizituar punimet për rregullimin e trotuarit në dalje të qytetit, në pjesën afër stacionit të trenit ku do të bëhet rregullimi i trotuarit në gjatësi prej 900 metrave dhe gjerësi 2 metra.

Ky është një projekt shumë i nevojshëm për krijimin e kushteve të përshtatshme për këmbësorë dhe rritjes së sigurisë për qytetarët tanë.
Ky është një ndër shumë projekte tjera që po realizohen në Komunën e Klinës me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, ndërsa projekte tjera të ngjashme do të realizojmë edhe në pjesët tjera të qytetit dhe në shumë fshatra të Klinës.