Lumir Abdixhiku vizitoi degën e LDK-së në Klinë

Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku, mbrëmë në së martës ka vizituar e degën e LDK-së në Klinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK -së në Klinë Alban Rraci.

“Në këtë takim me strukturat e degës e njoftuam Kryetarin me konsolidimin e Degës pas procesit zgjedhor dhe me planin tonë për ristrukturimin dhe fuqizimin e nëndegëve dhe të Forumit të Gruas!

Dega e LDK-së në Klinë po bëhet forca e parë politike në Komunë.

Koha e jonë po vjen në nivel nacional dhe në atë lokal✌️!”, shkruan Rraci në njoftimin zyrtar në FB.