Planet Berisha shpallet kampion për herë të tretë në Kampionatin Individual të Boksit në Kosovë

Në kampionatin individual që u mbajt sot në Gjilan, u shpall kampion Kosove, boksieri nga Klina, Planet Berisha, në peshën 75 kiologramë.

Ndërsa Albion Jetishi pësoi humble pas një lëndimi dhe mbetet nën kampion.

Po ashtu të njëjtin fat e pati edhe Daniel Tuna, i cili pësoi nga Luan Morina, pasi gjyqtari Agim Tahiraj e ndërpreu meqin.

Klubi i Boksit Dukagjini mbetet me një kampion dhe dy nënkampionë, ndërsa boksieri Andi Temaj është me grip dhe nuk pati mundësi të merr pjesë, meqë e kishe të ndaluar.

Drejtori e falënderoi kryetarin Januz Dervishin për përkrahje të vazhdueshme, po ashtu trajnerin Ramiz Balaj për punën që është duke e bërë për Klubin e Dukagjinit.

Boksierëve ju uron fat dhe suksese në të ardhmen.

Ndryshe, Planet Berisha për herë të tretë shpallet kampion i Kosovës.