Ky është serbi që u qëllua për vde*kje nga një shqiptar në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit në Gjermani.

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.

Indeksonline ka mësuar se kosovari 52-vjeçar me banim në Gjermani, Rushit Llapi, ka qëlluar për vdekje Stefanovic Aleksandar i njohur si profesionist i arteve marciale.

Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.