Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e rëndë sonte në Komoran FOTO

Një tjetër i ri nga komuna e Drenasit përfundon fatalisht në aksident trafiku.

Siç mëson DrenicaSot nga burimet e saj, viktima është S.Bytyçi nga Fushtica e Lartë, derisa nuk arriti të i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti që ndodhi në afërsi të “Fer Petrol” në Komoran.

DrenicaSot ka raportuar ekskluzivisht për rastin, derisa i shpreh ngushëllime familjës Bytyçi.

Ka disa kohë që vendi nuk po gjen qetësi nga aksidentet, derisa Policia dhe organet kompetente apelojnë për kujdes të shtuar për shkak të motit që ka filluar të rëndohet me mjegull e rrëshitje nga shiu.