Një person arrestohet në Klinë për armë mbajtje pa leje, akuzohej për dhunë në familje

Një person në Klinë është arrestuar për mbajtje të armës pa leje,

Raportohet se A.I, egjiptian, ishte duke u intervistuar për një rast “dhunë në familje”, kur policia ishte informuar se i dyshuari posedonte armë.

Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuari, kanë gjetur: një pushkë gjuetie, shtatëmbëdhjetë fishekë dhe dy lloje pistoletash.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Policia.