Sot filloi qarkullimi i autobusëve ndërurban nga këto qytete të Kosovës

Nga sot ka filluar qarkullimi i reduktuar i disa linjave të trafikut ndërurban në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur faqja e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë përmes një njoftimi në Facebook.

“Nga sot, 21 Maj 2020 nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë do të fillojnë qarkullimin e reduktuar këto linja në destinacionet:
Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.