Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.

Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një të dyshuari i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Operacioni u krye në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit: Sh. J, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës.

Vetëm në gjysmën e parë të muajit nëntor strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në vijimësi të angazhimeve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale, kanë realizuar 340 urdhëresa aktive të të gjitha formave, përfshirë këtu urdhëresat me burg, urdhër arrestet si dhe letër rreshtimet

SHARE