Nëna e UÇK-së nga Tropoja viziton OVL UÇK-në, në Klinë

Sot, selinë e UÇK-së në Klinë e ka vizituar Xhevahire Selimaj, e cila njihet edhe si nëna e UÇK-së,shkruna Klina info.

Nëna Xhavire është nga Tropoja, e cila gjatë luftës së fundit në Kosovë, me duart e saj ka gatuar bukë për shumë komandanta e ushtarë të UÇK-së.
Ajo u prit nga kryetari i OVL-UCK -së në Klinë, Hajdin Balaj.

Balaj u uroj mirëseardhje, derisa e falënderoj për gjithë mundin dhe sakrificën që ka bërë për trimat e Kosovës.
Bashkë me nënën Xhevahire, ishin edhe Sanije Rexhaj dhe Kushtrim Balaj./Klina info/