Kurti: Nuk na befason sjellja e Serbisë, është për t’u çuditur heshtja e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është prononcuar për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e cila u mbajt pas zhvillimeve të fundit në vend, ku gjatë ditës së djeshme forcat serbe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë në veri.

Kurti në konferencë për media tha se rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit demokratik të Kosovës dhe hakmarrje ndaj Policisë.

“Rasti i djeshëm ishte agresion, hakmarrje ndaj Policisë që po lufton krimin dhe destabilizimin në kohën kur ne kemi propozuar planin pesëpikësh për depërshkallëzim të situatës”, tha ai.