Nëse jeni duke udhëtuar për në Kosovë, ky është çmimi i karburantit në shtetet e rajonit

Mijëra mërgimtarë kanë marrë rrugën për në Kosovë. Numri i fluturimeve ajrore është i madh, por shumë nga ta si zakonisht kanë zgjedhur të vijnë në vendlindje edhe me vetura.

Çmimi i karburantëve në shtetet e rajonit është i lartë, por që ka ndryshime nga shteti në shtet. Çmimi i karburantit është më i larti këtë vit në të gjitha shtetet e rajonit,

Bosnja është shteti me çmimin më të ulët në karburantit. 97 cent është çmimi i naftës aktualisht. Maqedonia Veriore është shteti i dytë me çmimin më të ulët. 99 është kushton aktualisht litra e dizelit.

Në Serbi, një litër benzinë ​​kushton rreth 1.36 cent, ndërsa i naftës është 1.38 cent.

Në Greqi aktualisht nafta dhe benzina sillen rreth 1.62 cent litra. Në Shqipëri, çmimi i naftës dhe benzinës varion nga 1.31 në 1.35 cent.

Në Kroaci, nafta po sillet nga 1.35 cent deri në 1.40 euro-cent për litër./Indeksonline/