I vodhi 1800 kosovarit në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestohet gruaja gjermane

Një grua me shtetësi gjermane është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas raportit të Policisë, ajo dyshohet se i vodhi 1800 euro një kosovari.

E dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër K/me shtetësi Gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1800 euro nga viktima mashkull kosovar. me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /