Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.