Astrit Islami nga Skënderaj ka nevojë për ndihmë – familja nuk e përballon koston e operimit në Turqi

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllai i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i është rikthyer sëmundja dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Pas përkeqësimit të gjendjes, Astriti është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin mjekësor.

Kosto për trajtim dhe transplant të palcës kockore kushton 150.000 Euro prej te cilave 30.000 janë siguruar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës mirëpo pjesa tjetër është e papërballueshme për familjen e Astrit Islamit andaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve si herën e parë, në mënyrë që ta shpëtojmë Astritin.

Çdo cent nga ju ka vlerë të madhe për Astritin,

Mund të kontriboni përmes llogarise Bankare

Raiffeisen Bank Kosovo

Emri i mbajtësit te llogarisë: Fatmir Islami (Babai)
Nr. I llogarisë(IBAN): 1501070000168757 (Per Kosovë)
Nr. I llogarisë(IBAN): XK051501070000168757 (Per donacione jashte Kosovës)
Swift Kodi: RBKOXKPR
Adresa: Dashec, Skenderaj
Numrat kontaktues: Fatmir Musli Islami (Babai): 049-848-609 & 045-332-101
Arbios Fatmir Islami (Vllau): 049-338-872