Gjakovë, vëllezërit rrihen për tokë

Mbrëmë në fshatin Bec të Gjakovës dy vëllezër janë rrahur me grushte dhe mjetet të forta.

Kjo ndodhi pasi që ata kishin një mosmarrëveshje pronësore,

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dytë janë arrestuar. Si pasojë e rrahjes, ata janë detyruar të marrin tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje” thuhet në raportin mjekësor.