Sonte pas mesnate meçi i shumëpritur Ortiz-Ruiz, ky kanal televiziv shqiptar do ta transmetoj

Meçi i shumëpritur mes Luis Ortiz dhe Andy Ruiz Jr. do të zhvillohet në orët e para të mëgjesit të 4 shtatorit.

Ky duel pritet të filloj rreth orës 05:00 kohën tonë lokale,

Kjo super përballje do të transmetohet në platformën Digitalb përmes kanaleve SuperSport.

Ndeshja e shumëpritur mes tyre ishte planifikuar të zhvillohej më 13 gusht të kësaj vere, por kjo datë është ndryshuar për të akomoduar më mirë shikuesit dhe të pranishmit në Shtetet e Bashkuara.

Tifozët janë të etur për të parë rikthimin e Ruizit, i cili nuk ka luftuar që nga maji i viti 2021 kur mposhti Chris Arreola në ndeshjen e tij të parë që nga humbja e titujve të peshave të rënda nga Anthony Joshua.

Që atëherë, meksikani ka pasur një operacion në gju, ndërsa Ortiz fitoi kundër Charles Martin me një nokaut në raundin e gjashtë në dhjetor.

SHARE