Debutoi në Superligë për klubin e vendlindjes duke pritur penalltinë ndaj liderit të tabelës

Burim Bojaj është portieri i dytë i Dukagjinit të Klinës, i cili ka debutuar në elitën e futbollit kosovar me klubin e vendlindjes, në duelin që klinasit e humben të dielën nga Drita me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Bojaj si pak portier në Kosovë arriti që në debutim të mbrojnë penallti dhe pati një paraqitje fantastike.

Ai e ka pritur penalltinë e gjuajtur nga sulmuesi i Dritës, Betim Haxhimusa në momentin kur rezultati i ndeshjes ishte 0-0.

Portieri nga Klina është që 5 vite pjesë e Dukagjinit, ku ka zhvilluar ndeshjen edhe në Ligën e Parë, ndërsa tani i ka ardhur mundësia që cilësitë e tij ti tregoj edhe në Superligë.

Ai në dhjetor të 2018-tës ka pasur një operacion në miniskusin e gjurit të djathtë, por falë specialistëve ortoped, Dr.Qerim Kida dhe Dr.Lavdim Berisha, klinasi e ka kaluar me sukses operacionin dhe me fizioterapi të ACL PHYSIO TEAM, Ervin Meqikukiqi dhe Edona Januzi Meqikukiqi u rikthye pas gjashtë muajve në fushën e blertë.

Ndeshja me e rëndësishme për portierin nga Klina ka qenë ajo ndaj Dritës në barazh për inkuadrim në Superligë në vitin 2017. Edhe pse Dukagjini u mposhtë nga gjilanasit, Bojaj e kujton si ndeshjet më të rëndësishme që ka mbrojtur portën e skuadrës së tij.

Bojaj edhe pse është 27 vjeçar ka ambicie që edhe për disa vite të jetë pjesë e klubit të qyteti të tij./Gazeta inFokus/