Në Lumin Klina po derdhen kanalizimet e disa fshatrave, banorët në rrezik për sëmundje

Një qytetar nga Klina ka dërguar këto fotografi në adresë të Klina.info duke thënë se gjendja e Lumit Klina është e tmerrshme. Sepse sipas tij që nga vërshimet e janarit, në këtë lum po derdhen kanalizimet e fshatrave Qabiq, Ujmirë, Siqevë e Shtaricë.

Duke shtuar se kjo po ndodhë sepse gypat janë këputur nga vërshimet.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar kompaninë Hidrodrini në krye me Ibër Elezaj që t’i lidhin gypat, por që kjo kompani hapi kanal 3 metra, duke e kthyer drejt në Lumin Klina.

Derisa vet Elezaj i ka thënë qytetarit “Ndreqeni vet se unë nuk po mundem”.

Në këtë pjesë po kundërmon erë e keqe, që tregon rrezikun për ndonjë sëmundje, por edhe duke ndotur ujin e Lumit Klina, ku shumë peshkatar dalin të peshkojnë.