Një person është gjetur i shtrirë në sheshin “Mujë Krasniqi” në qytetin e Klinës, Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi emergjent i ambulancës.
Sipas burimeve të Klina.info, personi në fjalë është shtetas i Shqipërisë dhe dyshohet se, për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit, ka humbur vetëdijen dhe ka rënë në rrugë.
Fatmirësisht, ekipi mjekësor ka arritur në kohë për t’i ofruar ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për trajtim të mëtejmë.
Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
/KLINA INFO/