Deklarohet kryeministri Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë mbajtur konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti tha se është marrë vendim që të shtrëngohen kontrollat kufitare dhe mund të përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit në raste kur rrezikohet siguria.

Tutje ai shtoi se fton fakotrë kombëtar që ta denojnë ketë akt të Serbisë.

“Rasti i djeshëm ishte agresion, hakmarrje ndaj policisë sonë që po lufton krimin, , janë shtrënguar kontrollat kufitare duke shtuar kontrollet nga Serbia, mund të përfshijmë edhe ndalesat e qarkullimit në raste kur rrezikohet siguria. Synimi ynë është siguria, e siguria fillon me kufi, ne u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtar që ta denojnë ketë akt të Serbisë”, deklaroi Kurti në konferencën per media.

Ndryshe, dje, tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga policia e Serbisë, të cilët ishin thellë në territorin e Kosovës.