Murati njofton procedimin e ligjit që mundëson faljen e tatimit në pronë

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se janë shumë shpejt do të procedohet ligji që do të mundësoj që të zbritjen e tatimit në pronë prej 100 euro. Ai ka treguar edhe për ndryshimet që po bëhen në funksionimin e Doganave dhe Administratës Tatimorë të Kosovës (ATK).

Janë deklaratat e Muratit ku flet për mënyrën se si do të falet tatimi në pronë dhe ndryshimet e kodit të akcizës dhe ligjin për ATK dhe doganave.

“Sa i përket kësaj çështje, unë prej ditës së parë e kamë thënë. Ka vullnet nga ana e Komunave, ne do ta procedojmë ligjin e ri i cili do të përmbaj edhe dispozitën, pra që të zbritet nga faturat tatimet tatimore e sivjetshme shuma deri në 100 euro. Pra kjo gjë është thënë dhe po bëhet. Shumë shpejt do ta dërgojmë edhe për konsultime të brendshme fillimisht e pastaj edhe për konsultime publike , projektligjin e ri që do të mundësoj këtë gjë  dhe është me rëndësi që të gjinden sa më shumë mënyra që të lehtësohet jeta e qytetarëve”, ka thënë Murati.

“Ne çka kemi bërë është kodi akcizave dhe ligji për ATK-në. Këto janë ligje që e rregullojnë funksionimi i doganave dhe funksionimin e ATK-së , nuk kanë të bëjnë me politikat fiskale, siç edhe kam parë që është raportua në disa media . Këto janë ligje të cilat rregullojnë funksionimin e dy institucioneve që janë dogana dhe ATK. Nuk ka ndryshim të ligjit për TVSH. TVSH-ja rregullohet me ligjin për TVSH ne çka po bëjmë është ligji për procedurat dhe ATK dhe ligji për Doganave. Pra që rregullon funksionimin e këtyre dy institucioneve”, ka thënë Murati.