KFOR-i shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit të Bondsteelit, thotë se po i gjurmon kontaktet

Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it ka reaguar pas vdekjes së punëtorit 70-vjeçar të kampit Bondstell nga Coronavirusi.

KFOR-i amerikan i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e tij dhe ka njoftuar se janë duke gjurmuar personat me të cilët ka pasur kontakt.

Në njoftimin për media njoftohet se i ndjeri ka punuar në këtë kamp deri më 9 prill.

“Kampi Bondsteel është duke punuar për të gjurmuar dhe kontaktuar personat me të cilët i ndjeri ka pasur kontakte. Të gjitha masat adekuate janë duke u marrë për të izoluar personat e kontaktit për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit”, thuhet në komunikatë