Sot dita e ndeshjes, Dukagjini përballet me FC Malishevën në Klinë

Sot zhvillohet një tjetër përballje e rëndësishme në kuadër të javës së 30-të në AlbiMall Superligën e Kosovës, ku Dukagjini do të përballet me FC Malishevën, transmeton KLINA info.

Ndeshja pritet të nisë në ora 15:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku vendasit synojnë të marrin maksimumin përballë një kundërshtari të fortë.

Tifozët e Dukagjinit pritet të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin në këtë sfidë të rëndësishme drejt objektivave të sezonit.