Aderime të reja në Degën e LDK-së, në Klinë.

Përmes një njoftimi në faqën zyrtare në Facebook, dega e LDK-së në Klinë ka njoftuar për dy aterime të reja në LDK.

Postimi i plotë:

Qytetarët klinas çdo ditë e më shumë po e zgjedhin rrugën e drejtë pët tu bashkangjitur në partinë e fitores.

Orientimi drejtë formimit të një shtetit të fortë dhe të qëndrueshëm po e rritë dhe po e përforcon besimin e qytetarëve për tu bashkuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Shprehja e gatishmërisë, motivit dhe vullnetit nga ana e qytetarëve për tu anëtarësuar dhe për të marrë përgjegjësi politike është gjithnjë e mirëpritur nga Kryesia e degës dhe në përgjithësi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Librezat e anëtarësisë për anëtarët e rinjë i ndau Kryetari i degës së LDK-së, Fadil Gashi.

Qytetarët e Klinës besojnë në Vjosa Osmanin, Kosova beson në Vjosën.