VV dega në Klinë bënë homazhe në 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë dega në Klinë sot ka bërë homazhe pranë shtatores së Mujë Krasniqit në Klinë, në 22 vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit-komandant Kapuçit- dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij në Gorozhup të Pashtrikut në një pritë të organizuar nga armiku.
Në homazhe kanë marrur pjesë kryetari i degës së LVV-së në Klinë, Xhafer Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, të cilët kanë vënë buqeta lulesh pranë shtatores së heroit Mujë Krasniqit./Klina.info/