Lionel Messi feston ditëlindjen

Lionel Messi feston sot (e mërkure) ditëlindjen e 33-të, e që cilësohet nga shumë tifozë e lojtarë si më i miri i të gjitha kohërave.

Argjentinasi iu bashkua Barcelonës si 13-vjeçar, duke bërë debutimin e tij në skuadrën e parë si 17-vjeçar.

Që nga atëherë, ai nuk ka shikuar mbrapa, duke arritur suksese të njëpasnjëshme./telegrafi.com

Si 22-vjeçar, ai fitoi Topin e tij të parë të Artë. Nuk u ndal me kaq, pasi atë e fitoi edhe nga viti 2009, deri në vitin 2012.

Në kalendarin e vitit 2012, Messi arriti të shënonte 91 gola në të gjitha garat, duke thyer kështu rekordin me më së shumti gola të shënuara brenda një viti.

Ai është vetëm njëri nga rekordet që aktualisht mban Messi.

I vetmi lojtarë që ka arritur të shënojë mbi 40 gola në dhjetë sezone radhazi (2009/10 – 2018/19)

Më së shumti gola të shënuara në ndeshje pas ndeshje: 21 sosh (33 gola)

I vetmi lojtar që ka shënuar mbi 60 gola për dy sezone me radhë (2011/2012 – 2012/2013)

Më së shumti gola në histori të top pesë ligave evropiane: 438 gola në ligë

Më së shumti Këpuca të Arta: Gjashtë

Lojtari më i shpejtë që arrin numrin 100 të golave në Ligën e Kampionëve (123 ndeshje)

Lojtari më i ri që arrin 100 paraqitje në Ligën e Kampionëve

Më së shumti gola të shënuara brenda një sezoni: 50 gola

Më së shumti trofe të fituar në futbollin spanjoll: 33 trofe

Golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës: 658 gola

Golashënuesi më i mirë në histori të Argjentinës: 70 gola

Asistuesi më i mirë në histori të Argjentinës: 42 asistime

Dhe shumë të tjerë…

Pasi fitoi Topin e gjashtë të Artë, Messi foli për vetëm një gjë që tifozët i frikësohen – pensionimit të tij.

“Jam në dijeni se sa i vjetër jam. Kam shijuar shumë momente të mira dhe tani jam afër pensionimit. Koha kalon shpejtë”, kishte thënë argjentinasi.

“Shpresoj, me dëshirën e Zotit, që të luajë edhe për disa vite të tjera. Tani jam 32-vjeçar dhe së shpejti do të bëhem 33 në fund të sezonit, andaj them se e gjitha do të varet nga gjendja ime fizike”.

“Tani për tani po ndihem mirë fizikisht dhe shpresoj që do të shkojë edhe për disa vite kështu”, kishte shtuar më tej Messi në fund të vitit të kaluar.

Tifozët do të shpresojnë që ai të luajë sa më shumë të jetë e mundur dhe ta shijojnë magjinë e tij për këto vite

SHARE