Përurohet në Klinë busti i Anton Çettës

Sot në qytetin e Klinës është përuruar busti i atdhetarit Anton Çetta,

Busti u vendos për nder të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.

Realizimi artistik i portretit në bronz është modeluar nga skulptori Agron Blakçori, ndërsa derdhja në bronz është realizuar nga Emiliano Nurçja.

Vendosja e bustit u mundësua nga Komuna e Klinës, Asociacioni Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe Këshillit të Donatorëve nga Diaspora- Zvicër.

Në shkurt të vitit 1990 disa të rinj e formuan Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve, në ballë të së cilës u vu Profesori Anton Çetta ndërsa thuhet se kjo lëvizje ka pajtuar mbi 1500 familje.