Të moshuarve në Shqipëri pensionet do t’u dërgohen në shtëpi

Një ndër masat është për pensionistët, të cilëve pensioni do t’i dërgohet në shtëpitë e tyre pa kosto.

“Sot kam nxjerrë urdhrin për mbylljen për publikun deri në 3 prill të gjitha ambienteve të mbyllura të dedikuar për fëmijët apo të rinjtë, palestra, qendra kulturore, pishina apo qendra argëtimi. Gjatë ditës aktivitete e barëve, restoranteve, lokale të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën 2 metra të tavolinave dhe 1 metër të njeriut nga njeriu. Nëse kjo normë nuk do të zbatohet do të vendosim edhe orare për to. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritje, të marrin masa për të ofruar shërbime online dhe të reduktojnë ato shërbime që kanë mundësi të japin online“, deklaroi ministria në mbledhjen e Qeverisë.

Manastirliu tha se prioritet është jeta e njerëzve, duke bërë thirrje për të zbatuar të gjitha masat dhe rregullat, shkruajnë mediat shqiptare.