Vdesin 11 persona nga koronavirusi në Kosovë

11 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë,

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”,njofton IKSHPK.