19-vjeçari i vret me thikë dy shqiptare në SHBA

Një 19-vjeçar dyshohet t’i ketë vrarë me thikë dy vajza shqiptare. Ngjarja tragjike sipas raportimeve të mediave amerikane ka ndodhur në Largo të Floridas.

Sage Gayle Curry, po përballet me akuzën e vrasjes së dy vajzave të cilat mendohet se janë nga Shqipëria.

Sipas Departamentit të Policisë në Lagos, i dyshuari i ndoqi viktimat deri në shtëpinë e tyre. Trupat e pajetë të vajzave shqiptare u gjetën brenda banesës së tyre, e policinë e lajmëroi një fqinj i viktimave, raporton fox13.

Sipas policisë, 19-vjeçari hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu veprën, duke lënë të vdekura dy vajzat.

Pas ngjarjes tragjike, Sage Gayle Curry, u largua, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë.