Tifozët e Mallorcas të ‘çmendur’ pas Muriqit

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer te Mallorca, pas transferimit nga Lazio në afatin kalimtar të janarit.

Muriqi që në ndeshjet e para ka shpërthyer me gol dhe asistime, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet fantastike.

Reprezentuesi Kosovar ka arritur të shënojë golin e parë me Mallorca, teksa mbrëmë në ndeshjen e tretë asistoi dy herë për bashkëlojtarët e tij, për të arritur një fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos.

Tashmë tifozët e Ishullit të Mallorcas janë të çmendur pas tij, ku edhe i kanë kushtuar një banderolë të veçante “La Isla del pirate” apo “Ishulli i Piratit”, ashtu edhe si e ka nofkën Muriqi.

Në mediat italiane raportohet se forma e mirë e mirë e Muriqit tek Mallorca, do të jetë lajm i mirë për Lazion që të fitojë para nga shitja e tij në verë.

Muriqi u transferua te Lazio ne verën e vitit 2020, për një shifër prej 20 milionë euro, por që kosovari nuk  arriti ta dëshmojë veten, pak edhe nga mundësia që nuk i është dhënë nga trajneri Simone Inzaghi fillimisht, dhe më pas nga trajneri i ri Maurizio Sarri.