Policia ia gjeti 6 aparate ‘APEX’ për lojëra të fatit, ndalohet për 48 orë shefi i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Gjakovë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar që ra në prangat e Policisë është, Kreshnik Abrashi, i cili mban pozitën e shefit të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës në Gjakovë, të cilët bënë të ditur se ndaj Abrashit, me urdhër të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia po ashtu njoftoi se nga bastisja dhe kontrolli ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit, janë hasur gjashtë aparatët ‘APEX’ të cilët janë konfiskuar.