Përfundojnë stërvitjet për “Dardanët”, nesër i pret ndeshje e madhe

Kombëtarja e Kosovës sapo ka përfunduar stërvitjen e fundit përpara duelit me Moldavinë që zhvillohet nesër.

“Dardanë” tashmë kanë përfunduar detyrat e tyre, dhe nesër duhet të bëhen gati për ndeshjen ndaj Moldavisë e vlefshme për grupin C në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline

Nesër me fillim nga ora 20:45, djelmoshat tanë do të përballen me Moldavinë në Parma të Italisë.