Vdesin dy teknikë shëndetësorë dhe një taksist i ambulancës së Mitrovicës

Mitrovica ka përjetuar dje një prej ditëve më të zeza që nga nisja e pandemisë.

Që nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes, kanë vdekur tre persona, dy teknikë shëndetësorë dhe një taksist.

Vdekja e parë ishte e teknikut të dhëmbëve, Kujtim Macula, i cili humbi betejën këtë mëngjes.

Rreth orës 18:00 ka vdekur Ahmet Ahmeti, taksisti i njohur nga Zasella.

E në orët e fundit të mbrëmjes, vdiq edhe Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheki, transmeton jepi ze.

Me këto tri vdekje, numri total i viktimave në Mitrovicë ka shkuar në 25, numër ky mjaft i lartë nëse krahasohet me qytete të tjera.