Digjet Ferrari i Noizyt, kapet autori dhe pranon ngjarjen: U pagova dy mijë euro

Duket se ngjarjet kriminale kanë përfshirë dhe këngëtarin e njohur Noizy.

Siç raporton News24, pak ditë më parë, Noizyt i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.

Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.

Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër. /News24/