Elseid Hysaj në Atletico Madrid!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shumë pranë transferimit nga Napoli tek Atletico Madrid.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”, sipas së cilës drejtuesit e Napolit kanë arritur akordin me “Los Colchoneros” për transferimin e mbrojtësit shqiptar në kryeqytetin spanjoll.

Nuk bëhet të ditura termat financiarë të marrëveshjes por sipas gazetës në fjalë kalimi i Hysajt në La Liga do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.