PREZANTOHET PROJEKTI “KLINA ME UJË”, SYNOHET ZGJIDHJA E PROBLEMIT ME UJË TË PIJSHËM

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë ka pritur në takim drejtorin regjional të “Hidrodrinit”, Agron Tiganin, bashkë me inxhinierë nga “Hidrodrini”, përfaqësues të CDI-së, dhe kompanisë “Vizion Project”, po ashtu dhe ekspertë vendor.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i projektit hulumtues “Klina me ujë”, projekt i cili u prezantua nga kompania implementuese “Vizion Project”.

Ky projekt përfshin analizën e fizibilitetit dhe zgjidhjen e problemit përmes parafiltrimit të ujit.

Gjatë takimit mes të pranishmëve pati diskutime rreth ideve dhe strategjive të cilat përmban ky projekt, i cili pritet të plotësojë nevojën për furnizim të Komunës së Klinë me ujë të pijshëm.

Me këtë rast, kryetari Elezaj ka folur për alternativat e zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm për qytetarët e Komunës së Klinës

Ai gjithashtu potencoi faktin se bashkërisht, nëpërmjet këtij projekti, do vazhdojmë të punojmë për ta normalizuar gjendjen e ujit të pijes, që të mundësojë një jetë më të mirë për qytetarët, por edhe kapacitete të mjaftueshme për ujitjen.

9

SHARE