Flamuri i Kosovës vendoset në komunën e Leposaviqit pak minuta pasi hyn kryetari

Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës së Leposaviqit, aty është vendosur flamuri i Kosovës.

Në pamjet, shihet duke u vendosur flamuri nga kryetari i ri Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve. Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.

Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.