Infermierët dhe Valbon Krasniqi takohen sot për shtesat

Sot në orën 10:30, Sindikata e Infermierëve do të takohen me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqin,

Temë e këtij takimi do të jenë shtesat që kanë kërkuar infermierët.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari i kësaj sindikate, Enlirat Duraku, i cili është në grevë urie qe shtatë ditë.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.