Në Sferkë po bëhet rregullimi i parkut, një tjetër premtim i kryetarit Zenun Elezaj

Premtimin e dhënë para qytetarëve për rregullimin e parqeve në fshatra, kryetari Zenun Elezaj ka filluar ta përmbush.

Ai ka njoftuar përmes një postimi se Sferka po bëhet me park, e që puna ka nisur.

Ky është njoftimi:

Një park i tillë, me gjelbërim, hapësira për ecje, hapësira për qëndrim, lojëra për fëmijë dhe ndriçim, po rregullohet në Sferkë.

Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, kemi vizituar fshatin Sferkë, ku, bashkë edhe me anëtarin e kuvendit, Enver Gashin, kemi parë nga afër punën për finalizimin e projektit që ka një vlerë prej 15 000 euro.

Për t’ia dhënë nja pamje më të mirë ambientit ku jetojmë, kemi planifikuar që parqe të tilla do të rregullojmë në shumicën e fshatrave e për disa prej të cilave veçse kemi filluar procedurat tenderuese.