Kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve ka një mesazh në gjuhën shqipe për ‘bardhekaltërit’

Drita e ka mësuar kundërshtarin e saj në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve në futboll.

Kampionët e Kosovës do të takohen me skuadrën nga Andora, Inter Club d’Escaldes e cila po paraqitet për herë të parë në këto gara evropiane. Pikërisht kjo skuadër i ka dërguar mesazh Dritës në gjuhën shqipe brenda një shkrimi në Facebook.

“Drita FC: për ne do të jetë hera e parë që luajmë në Ligën e Kampionëve (UEFA Champions League).

Ndeshja jonë e parë do të jetë kundër jush. Asnjëherë nuk do ta harrojmë. Le të jetë kjo një ndeshje e bukur”, ishte mesazhi i skuadrës.