OVL UÇK në Klinë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Grabanicë, në 22 vjetorin e rënjes së 5 dëshmorëve

OVL UÇK në Klinë, sot ka bërë homazhe me rastin e 22 vjetorin të rënjes së 5 dëshmorëve të kombit në varrezat e dëshmorëve në Grabanicë.

Në këtë ngjarje u përujtuan të rënët për liri e pavarësi, bashkë me familjarët e luftëtarëve dhe institucionet nga Komuna e Klinës.
Në këtë përvjetor u kujtua heroi, Ali Berisha në 30 vjetorin e rënjes dhe 22 vjetorin e rënjës së Ramiz Berishës, Musli Berishës, Agim Gashit dhe Agron Gashit.
Në këto homazhe u vendosën edhe kurora me lule, ndërsa në emër të OVL UÇK-së, foli komandanti i UÇK-së, Binak Gashit, i cili është edhe anëtar i OVL UÇK-së, dega në Klinë./Klina.info/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=865727393999833&id=553587744706818