Ikin nga psikiatria dhe vjedhin një furgon, kapen dy të dyshuarit në Klinë

Vjedhjet në vendin tonë nuk kanë të ndalur, e shumë herë të dyshuarit për këto raste nuk po kapen nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Por ndryshe ka ndodhur para dy ditëve në Klinë, kur zyrtarët policorë të Gjakovës arrestojnë dy të dyshuar për një rast të vjedhjes.

Burime të Sinjalit brenda Policisë thonë se dy persona dyshohet se kishin ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë dhe janë ndaluar derisa ishin duke udhëtuar me një furgon, që dyshohet se e kanë vjedhur në Klinë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.