Dy të lënduar në një aksident mes dy veturave në Rixhevë

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.

E ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Në ora 16:50 minuta policia është njoftuar për një aksident mes dy veturave. Dy persona kanë pësuar lëndime, të lehta si duket. Janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal në Pejë” – ka thënë Gashi