Shoqatat e dala nga lufta dhe kryetari Zenun Elezaj, kujtojnë Shaqir Krasniqin, në 19 vjetorin e vrasjes

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me kryetarin e Shoqatave të dala nga lufta Hajdin Balaj, kanë bërë homazhe në përvjetorin e 19-të të vrasjes së komandantit të UÇK-së, Shaqir Krasniqi, në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë shkruna Klina info.

Ata me këtë rast kujtuan veprën dhe kontributin e Krasniqit para dhe pas luftë.

Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe miq e familjarë të Krasniqit.

Shaqir Krasniqi ishte bërë pjesë e UÇK-së si 22-vjeçar. Ai ishte plagosur në Prilep të Deçanit ndërsa për shërimin e tij ishte dërguar në Gjermani, për t’u kthyer serish në luftën e Koshares.

Shaqir Krasniqi la pas vete një vajzë.

Vrasja vazhdon të mbetet mister për familjen dhe autoritetet, të cilat ende vazhdojnë ta mbajnë në listën e vrasjeve të pazgjidhura këtë ngjarje./Klina info/